Telegrafi

Enca sjell video provokuese në të brendshme, teksa vallëzon nën ritmet e këngës së saj të re

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të saj muzikor më të fundit, “Break Down”.

Kënga e cila erdhi në bashkëpunim me reperin e ri të estradës, Don Xhon, është pritur mirë nga fansat dhe këtë e kanë dëshmuar edhe shifrat e larta të klikimeve në kanalin YouTube.

Enca ndërkohë po vazhdon të promovojë këngën e saj të re në rrjetet sociale, përmes imazheve dhe videove të ndryshme që ndan herë pas here me ndjekësit.

Së fundmi, ajo ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në bregdetin shqiptar.

Këngëtarja ndau me ndjekësit një video mjaft atraktive dhe provokuese në InstaStory, ku shfaqej në të brendshme në dhomën e hotelit, teksa vallëzonte nën ritmet e këngës së saj të re.

Duke vënë në pah fizikun e saj trupor, Enca dukej mjaft provokuese ndërsa i linte pak vend imagjinatës.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Ashtu si të gjithë kolegët e saj, këngëtarja po përjeton një verë pa koncerte, shkaku i sigurisë për pandeminë coronavirus. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/InstaStory