Derisa jemi në ditët e ngrohta të verës, bukuroshe të shumta të skenës publikojnë fotografi, në të cilat shfaqen me kostume të larjes.
Në këtë trend nuk mungon Enca Haxhia, e cila kohë pas kohë poston imazhe që marrin vëmendjen e fansave.
Gjatë të shtunës, këngëtarja ka pozuar me bikini, ndërsa ka treguar se nuk ka vënë makijazh në fytyrën e saj.
“Kjo është një fotografi e një dite të zakonshme pa makijazh”, shkruan në përshkrimin e fotografisë.
“Jealous” është një prej realizimeve më të fundit muzikore të Encës që pas një jave ka kaluar shifrën prej 1.5 milion shikimesh në YouTube. /Telegrafi/