Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“Mwah” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit pop.
Kënga është punuar nga Mixey dhe Apollo, gjersa vija melodike dhe teksti janë bërë nga vet Enca.
Klipi i këngës është mjaft i veçantë dhe është realizuar nga produksioni i njohur shqiptar, MAX Production.
Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, këngëtarja e njohur nuk i ka kursyer paraqitje atraktive dhe provokuese, duke vënë në pah linjat e saj trupore.
Enca përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore, të cilat gjithmonë priten mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/