Telegrafi

Enca shijon pushimet në Barcelonë

Foto: Instagram

Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, këtë kohë ndodhet më larg projekteve muzikore, por që po e shijon jetën në masë të madhe.

Artistja, e ndjekur në Instagram nga mbi dy milionë njerëz, ka nisur pushimet teksa ka zgjedhur një destinacion të veçantë.

Pas disa ditëve qëndrimi në një resort në Vlorë, ajo ka udhëtuar drejt Barcelonës.

Foto: Screenshot/Instagram

Kështu të paktën ka bërë të ditur përmes postimeve që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Ajo po ashtu në fillim të këtij muaji ka qenë për pushime në Bodrum të Turqisë, gjersa më shpesh sjell fotografi e video nga Dubai – të cilin e ka potencuar disa herë se e ka destinacion të preferuar.

Foto: Screenshot/Instagram

Sidoqoftë, 26-vjeçarja sivjet ka qenë më e tërhequr nga muzika dhe një projekt pas një kohe të gjatë e solli në muajin qershor.

“Kalle” në bashkëpunim me Navid Zardin mbetet e fundit nga Enca me mbi katër milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/