Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.
E mesa duket , fansat do të presin edhe pak, pasi aktualisht ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në këtë fillim-verë.
Enca e cila vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
Së fundmi, 27-vjeçarja publikoi në rrjetin social Instagram disa imazhe nga pushimet e saj në bregdet, ku duket mjaft atraktive në një video-selfie me bikini, teksa vë në pah gjoksin e saj.
Enca shquhet për linjat e saj të kolme të trupit, të cilat nuk heziton që t’i ekspozojë në paraqitjet e saj.
Këngëtarja përndryshe nuk ka bërë ende të ditur nëse ka në plan të sjellë për fansat e muzikës së saj ndonjë këngë të re këtë verë. /Telegrafi/