Telegrafi

Enca shfaqet gjysmë e zhveshur në pozën e re nga pushimet në Dhërmi

Enca Haxhia (Foto: Instagram)

Enca Haxhia, është një tjetër artiste shqiptare që ka nisur pushimet e para pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19.

Këngëtarja, e cila numëron 2.2 milionë ndjekës në Instagram, vazhdon t’i mban të azhurnuar fansat për më të rejat në jetën dhe karrierën e saj profesionale.

Ajo tashmë ndodhet në bregdetin shqiptar në Dhërmi, ndërsa ka sjell një imazh mjaft provokues në rrjetet sociale.

E njëjta ka hedhur një fotografi ku shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa vëmendje të madhe mori edhe me stilin e flokëve.

Ndonëse duket në formë të mahnitshme, kjo fotografi e Encës mori pëlqime të shumta e komente nga më të ndryshmet.

Lexo po ashtu Enca Haxhia shfaqet tërheqëse me dukjen e re

“Princesha e Drimadhesit arriti”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.

Ndërkaq, 24-vjeçarja aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Ku Mete” që e lansoi javën e kalume.

Projekti për vetëm gjashtë ditë ka kaluar shifrën e 1.6 milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/