Enca Haxhia, është një tjetër artiste shqiptare që ka nisur pushimet e para pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19.
Këngëtarja, e cila numëron 2.2 milionë ndjekës në Instagram, vazhdon t’i mban të azhurnuar fansat për më të rejat në jetën dhe karrierën e saj profesionale.
Ajo tashmë ndodhet në bregdetin shqiptar në Dhërmi, ndërsa ka sjell një imazh mjaft provokues në rrjetet sociale.
E njëjta ka hedhur një fotografi ku shfaqet tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa vëmendje të madhe mori edhe me stilin e flokëve.
Ndonëse duket në formë të mahnitshme, kjo fotografi e Encës mori pëlqime të shumta e komente nga më të ndryshmet.
“Princesha e Drimadhesit arriti”, ka qenë përshkrimi krahas imazhit.
Ndërkaq, 24-vjeçarja aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së re “Ku Mete” që e lansoi javën e kalume.
Projekti për vetëm gjashtë ditë ka kaluar shifrën e 1.6 milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/