Enca Haxhia i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, në të cilat duket e mrekullueshme.
Këngëtarja duket e rregulluar dhe shumë bukur, mirëpo gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj.
“Dukja për Valentin”, shkruan në përshkrimin e një fotografie të publikuar në Instagram.
Ndërsa në InstaStory, i ka publikuar disa video duke treguar dukjen e fytyrës pas rregullimit te artisti i makijazhit.
Megjithatë, në pozat që ka marrë, Enca nuk ka harruar të vë në pah gjoksin e saj të bujshëm.
Ajo ka të veshur një pallto, e cila është e hapur përpara dhe në plan të parë i del gjoksi, ku i shihen jelekët.
“Ciao” është ndër projektet e fundit muzikore të këngëtares nga Shqipëria, këngë që është pritur shumë mirë nga fansat e saj.
Videoklipi i kësaj kënge është publikuar në YouTube në korrik të vitit të kaluar dhe aktualisht numëron mbi 15.5 milionë shikime në platformën e shpërndarjes së videove. /Telegrafi/