Telegrafi

Enca sërish me poza provokuese nga pushimet, vë në pah të pasmet atraktive

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.

Imazhet provokuese që nxjerr bëjnë që ajo të jetë gjithnjë e përfolur në media.

Pas një sezoni të mbushur me koncerte dhe punën për projektet e reja, Enca ka vendosur që më në fund t’i japë vetes disa ditë pushimi.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft provokuese në bikini, duke bërë për vete fansat me fizikun e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në imazhin e fundit, Enca ka vënë në plan të parë të pasmet, duke pozuara nga prapa.

“Mona Enca”, ka qenë mbishkrimi që ajo i ka lënë fotografisë, ndërsa ka marrë mijëra pëlqime e komente nga ndjekësit e saj të shumtë.

Kujtojmë që bashkëpunimi me Don Phenom dhe kënga “Randez Vous” mbeten dy projektet e fundit të saj. /Telegrafi/