Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, është mjaft aktive me projekte të reja. E njëjta para një muaji solli këngën e re “Hajde” në bashkëpunim me këngëtarin Muharrem Ahmeti.
Ky projekt i dyshes u mirëprit nga publiku dhe në kanalin YouTube deri më tani ka grumbulluar afro nëntë milionë shikime.
Ndërkaq tani, ajo ka njoftuar fansat e saj se së shpejti do të nisë xhirimet e klipit të ri, madje i fton vajzat të jenë pjesë e tij.
“Xhirojmë videoklipin e ri së shpejti, të gjithë vajzat që dëshirojnë të jenë pjesë e klipit të më shkruajnë”, ka shkruar Haxhia.
Këngëtarja 23 vjeçare, numëron fansa të shumtë jo vetëm shqiptarë, të cilët e admirojnë për muzikën që bën. /Telegrafi/