Këngëtarja provokative shqiptare, Enca Haxhia, është përballur me një ngjarje aspak të lakmueshme së fundmi.
Bukuroshja performoi në Ferizaj në Diamonds club, ku u prit mirë nga publiuk.
Megjithatë, në një moment gjatë performancës ajo është tronditur kur u rrëzua në skenë.
Por, siç shihet nga video e publikuar nga media të ndryshme, ajo ngritet në këmbë menjëherë duke tentuar të improvizojë duke mos u ndikuar, por sigurisht se ajo ka pësuar dhimbje.
Enca Haxhia ka qenë ndër këngëtaret më të angazhuara të skenës, por takat e larta dhe forma jo e mirë fizike e lodhja e madhe ndikojnë që edhe ajo të pësojë momente të tilla. /Telegrafi/
https://youtu.be/BRu-D38V76M