Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po shijon pushimet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ajo si destinacion ka zgjedhur Dubain, të cilësuar si shtëpinë e saj të dytë, marrë parasysh që udhëton shpesh.
Bukuroshja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi e video të reja, përmes të cilave tregon se ndodhet jashtë angazhimeve të zakonshme.
“Përshëndetje Dubai. Jam kthyer në shtëpinë time të dytë, jam shumë e lumtur”, u shpreh ajo.
Krijuesja e hitit “Break Down” ndërkohë shpesh ka marrë kritika për qëndrimin në Dubai dhe për jetën luksoze.
Ajo këtë kohë ka qenë më e tërhequr nga muzika, ndonëse po përgatitet për një këngë të re.
27-vjeçarja duhet theksuar se që një kohë ka lënë anash edhe mbrëmjet e koncertet muzikore. /Telegrafi/