Këngëtarja e njohur Enca Haxhia po e shfrytëzon periudhën e vetë-izolimit, për të pasur sa më shumë çasje tek fansat përmes rrjeteve sociale.
Ajo publikon thuajse çdo ditë fotografi apo video nga përditshmëria e saj, duke treguar se si po e përjeton periudhën e karantinimit.
Së fundmi, këngëtarja publikoi për ndjekësit një video pas daljes nga dushi e mbuluar vetëm me peshqir, duke treguar dukjen e saj krejtësisht natyrale.
Në mbishkrimin e videos së shpërndarë në Instagram, këngëtarja pyet nëse dukja e saj është më e mirë me apo pa makijazh.
“Me makijazh apo pa makijazh”, ka shkruar Enca, e cila këtë video e ka realizuar me aplikacionin i cili është bërë viral, TikTok.
Përndryshe, ajo si shumë kolegë të saj është detyruar t’i ndërpresë të gjitha aktivitetet e saj muzikore, shkaku i coronavirusit. /Telegrafi/