Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia ka lansuar projektin e saj më të ri.
“Call me goddess”, titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e ka realizuar me videoklip nga produksioni ProVideo, transmeton Telegrafi.
Enca përmes rrjeteve sociale ka informuar fansat se videoklipi do të publikohet gjatë ditë së sotme.
Për stilin e saj në videon e re është përkujdesur Rexhep Zyfliu dhe Joho Dresses. /Telegrafi/