Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“Jealous” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe flet për xhelozinë.
Kënga dhe teksti janë realizuar nga vet Enca, gjersa orkestrimi është bërë në BigDealRecords.
Klipi i këngës është mjaft veror, dhe në të Enca shfaqet në disa skena mjaft provokuese të xhiruara në plazhin e bregdetit shqiptar.
Ana vizuale i është besuar produksionit nga Tirana, MAX Production.
Ky prjojekt muzikr i këngëtares i pason bashkëpunimit me Muharrem Ahmetin, këngën “Hajde” e cila ishte pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/