Ajo çfarë mund të tingëllonte si një bashkëpunim i çuditshëm, tashmë ka ndodhur!
Këngëtarja Enca Haxhia dhe këngëtari Muharrem Ahmeti kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të ri, ndonëse të dy i takojnë rrymave të ndryshme muzikore.
“Hajde” titullohet kënga e tyre e re, e cila është e zhanrit pop folk.
Vija melodike është punuar nga vet Enca dhe Muharremi, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur tërësisht Enca.
Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin Enca vjen me një performancë mjaft atraktive dhe provokuese.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production, në Shqipëri. /Telegrafi/