Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“Amor” mban titullin kënga e saj e re, e cila është ritmike dhe vjen në bashkëpunim me Zaza dhe Mixeyn.
Ky i fundit është kujdesur për muzikën dhe incizim, me ndihmë nga Enca dhe Zaza, të cilët njashtu kanë shkruar edhe tekstin.
Enca vjen mjaft tërheqëse dhe atraktive si çdo herë në klipin e këngës, duke rrëmbyer vëmendjen e fansave me dukjen e saj.
Për anën vizuale janë kujdesur produksiuoni nga Kosova, Imagine Films.
Ky është projekti i parë muzikor i Encës për këtë vit, e cila përveç muzikës është angazhuar së fundmi edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e komedisë më të re të Ermal Mamaqit, “I love Tropoja”. /Telegrafi/