Telegrafi

Enca publikon imazhe ‘të nxehta’ nga prapaskenat e xhirimeve të klipit të ri, shfaqet atraktive në të kuqe

Këngëtarja Enca Haxhia së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Dua” titullohet kënga e re e saj, e cila do të jetë e zhanrit baladë.

Kjo këngë, siç ka treguar edhe vet këngëtarja do të jetë një ndër projektet më interesante që ajo ka realizuar në jetën e saj!

Brenda pak ditësh do të publikohet edhe klipi, i cili do të përmbajë skena mjaft ‘të nxehta’.

Lexo po ashtu Enca Haxhia me skena erotike me modelin portugez Fracassi në klipin e saj të ri

Vetëm pak ditë më parë, Enca publikoi në InstaStory disa skena erotike, ku shfaqej bashkë me modelin e njohur portugez Pierluigi Fracassi, në xhirimet e klipit të ri.

Së fundmi, ajo ka publikuar një tjetër video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur në të kuqe, në prapaskenat e klipit.

Ajo ka vënë në pah gjoksin, ndërsa ka shkruar “E para dhe e vetmja” në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/