Këngëtarja Enca Haxhia së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
“Dua” titullohet kënga e re e saj, e cila do të jetë e zhanrit baladë.
Kjo këngë, siç ka treguar edhe vet këngëtarja do të jetë një ndër projektet më interesante që ajo ka realizuar në jetën e saj!
Brenda pak ditësh do të publikohet edhe klipi, i cili do të përmbajë skena mjaft ‘të nxehta’.
Vetëm pak ditë më parë, Enca publikoi në InstaStory disa skena erotike, ku shfaqej bashkë me modelin e njohur portugez Pierluigi Fracassi, në xhirimet e klipit të ri.
Së fundmi, ajo ka publikuar një tjetër video në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur në të kuqe, në prapaskenat e klipit.
Ajo ka vënë në pah gjoksin, ndërsa ka shkruar “E para dhe e vetmja” në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/