Telegrafi

Enca publikon imazhe provokuese për fansat me gjoksin e ekspozuar

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Këngëtarja Enca Haxhia është e njohur për paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale.

E duket se postime të tilla, ajo i ka edhe më të shpeshta në sezonin e verës.

Kjo pasi së fundmi, këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” është shfaqur mjaft e ekspozuar te pjesa e dekoltesë në videon e fundit që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

E veshur me një fustan mjaft veror, Enca u kujdes që të ekspozonte pak më shumë se që duhet nga gjoksi i saj, meqë fustani ishte i hapur pikërisht te kjo pjesë.

Lexo po ashtu Enca thotë se nuk ka kryer asnjë ndërhyrje në trupin e saj: Jam 100 për qind bio

Ajo është komentuar shpesh për paraqitje të tilla, për të cilat disa prej kritikëve i kanë cilësuar edhe si të tepërta.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Megjithatë vet këngëtarja ka thënë kohë më parë në një video në Instagram se i pëlqen të bëjë paraqitje provokuese, ngase e cilëson veten si “seksi” – dhe këtu thotë se nuk ka asgjë të keqe.

Sa i përket muzikës, e njëjta ka premtuar se shumë shpejt mund të sjellë diçka të re për fansat e saj. /Telegrafi/

Foto: Enca Haxhia/InstaStory