Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, duket se po e ndjen shumë mungesën e pushimeve në det.
Duke qëndruar në izolim, ajo po e shfrytëzon rastin të ndajë me fansat në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga e kaluara.
Së fundmi, Enca publikoi një imazh me bikini në rrjetin social Instagram, të realizuar gjatë verës së kaluar.
“Kaq dua nga jeta tani”, shkroi këngëtarja Haxhia në mbishkrimin e imazhit.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar përbri kësaj fotografie.
Enca përndryshe ashtu si çdo koleg tjetër, ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore për shkak të pandemisë coronavirus. /Telegrafi/