Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ditë më parë publikoi klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Don Phenom.
“Kujt pi han” titullohet kënga e tyre e re, e cila është pritur shumë mirë nga fansat.
Enca vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.
Vetëm në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja numëron afro dy milionë ndjekës.
Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, ndërsa nuk mungojnë edhe fotografitë e shumta provokuese.
Një të tillë, Enca e ka publikuar së fundmi për fansat në InstaStory, ku shfaqet ‘topless’, e sapo dalë nga dushi.
Këngëtarja njihet për ekspozimin e gjoksit të saj në shumë prej paraqitjeve në klipe apo rrjete sociale, duke tentuar gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/