Telegrafi

Enca publikon fotografi në të cilën shfaqet pa makijazh

(Foto: Instagram/enca)

Jemi mësuar ta shohim Enca Haxhinë në poza nga më të ndryshmet, përmes të cilave ngacmon imagjinatën e gjinisë së fortë.

Kësaj radhe, këngëtarja ka vendosur ta publikojë një fotografi, në të cilën është paraqitur pa makijazh.

Lexo po ashtu Enca vazhdon të sjellë imazhe provokuese nga xhirimet e klipit të ri

“Hej, jam unë”, është përshkrimi i shkurtër i fotografisë së publikuar në Instagram, ku ajo numëron mbi 2.1 milionë ndjekës.

Javë më parë, Enca e ka publikuar këngën e re me titull “Mwah”, e cila është ritmike dhe e zhanrit pop, ndërsa është pëlqyer nga fansat e muzikës së saj.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në YouTube më 15 nëntor dhe deri më tani e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/