Jemi mësuar ta shohim Enca Haxhinë në poza nga më të ndryshmet, përmes të cilave ngacmon imagjinatën e gjinisë së fortë.
Kësaj radhe, këngëtarja ka vendosur ta publikojë një fotografi, në të cilën është paraqitur pa makijazh.
“Hej, jam unë”, është përshkrimi i shkurtër i fotografisë së publikuar në Instagram, ku ajo numëron mbi 2.1 milionë ndjekës.
Javë më parë, Enca e ka publikuar këngën e re me titull “Mwah”, e cila është ritmike dhe e zhanrit pop, ndërsa është pëlqyer nga fansat e muzikës së saj.
Videoklipi i kësaj kënge u publikua në YouTube më 15 nëntor dhe deri më tani e ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në shërbimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove. /Telegrafi/