Enca po vazhdon pushimet e saj në Dubai të nisura prej ditësh.
Këngëtarja e njohur atje ka festuar edhe ditëlindjen e 25-të, nga ku ka ndarë pamje nga festa luksoze e organizuar për të.
Ndërsa, postime në Instagram nuk i ka ndalur, duke sjell imazhe nga më të ndryshme dhe më provokueset.
E tillë është paraqitur edhe në fotografinë e fundit, kur Enca vuri në pah linjat e saj joshëse të trupit.
Në një veshje sportive, me bluzë të zbërthyer, Enca theksoi gjoksin tërheqës, teksa pozon para një makine luksoze.
“Hajde me zemrën ta bëjë 1 xhiro”, ka shkruar Enca në mbishkrimin e fotos, pranë të cilës pranoi komente të shumta nga ana e fansave të saj.
Ndërkohë, kënga e fundit e këngëtare është “Suavele”, që u publiku në korrik të këtij viti, por që këngëtarja ka qëndruar larg angazhimeve muzikore gjatë sezonit veror. /Telegrafi/