Këngëtarja Enca Haxhia muajin e kaluar solli dy projekte në muzikë.
Një bashkëpunim me Don Phenom dhe solo kënga “Randez Vous” u pritën shumë mirë nga publiku.
Enca ndërkohë është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Jo të pakta janë rastet kur Enca ndan me ndjekësit ndonjë fotografi provokuese.
Një të tillë, ajo e ka publikuar së fundmi për fansat e saj në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet tërësisht e zhveshur, ndërsa mbulohet vetëm me jastëk në pjesën e përparme.
“Çfarë ka për darkë”, shkruan ajo në mbishkrimin imazhit, ndërsa ngacmon imagjinatën e ndjekësve të saj.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, teksa janë afro dy milionë të tillë që e ndjekin këngëtaren në Instagram. /Telegrafi/