Site icon Telegrafi

Enca pozon provokuese me bikini nga një jaht luksoz në Dubai

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, pak orë më parë njoftoi fansat se po bën një rikthim në muzikë.

Në një postim të ndarë në InstaStory, artistja e njohur tha se së shpejti do të sjellë këngën e re.

Krahas kësaj, 26-vjeçarja po kalon një kohë të mrekullueshme në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Enca (Foto: Instagram)

E njëjta së fundmi ka publikuar disa fotografi provokuese nga një jaht luksoz në Dubai.

Lexo po ashtu Enca Haxhia paralajmëron rikthimin në muzikë pas një pauze disa muajshe

Ajo vë në pah asetet e bujshme trupore, për të cilat merr komente në masë të madhe.

Enca (Foto: Instagram)

“Unë e shijoj jetën, ju e shijoni duke më parë mua. Situatë fituese”, tha ajo në përshkrim.

Sidoqoftë, Haxhia nuk ka bërë të ditur se çfarë projekti po sjell apo nëse është bashkëpunim. /Telegrafi/

Exit mobile version