Vazhdon të jetë mjaft e pëlqyer nga publiku e po ashtu njëra ndër artistet më të kërkuara në tregun tonë.
Fjala është për këngëtaren Enca Haxhia, e cila tërheq gjithnjë vëmendje me postimet që publikon.
Një të tillë, e bëri edhe së fundmi kur pozon me dekoltenë e hapur dhe duket mjaft atraktive.
“Bëje testin e gjenetikës dhe rezulton se jam 100% ajo bishë”, ka shkruar krahas fotos 23-vjeçarja.
Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e llojllojshme në këtë imazh tërheqës nuk kanë munguar nga fansat e saj të shumtë.
Sa i përket projekteve muzikore, “Jealous” është kënga e fundit e publikuar nga artistja Haxhia, që në YouTube numëron afro tre milionë shikime. /Telegrafi/