Telegrafi

Enca me poza provokuese nga dhoma e hotelit (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj një projekt të ri muzikor.

Megjithatë, përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë të ditur se së fundmi ka nisur punën për këngën e saj më të re, e cla do të vijë për fansat së shppejti.

Në rrjetet sociale, ajo vazhdon të mbetet një ndër emrat më të ndjekur, teksa është çdo ditë aktive duke ndarë me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Jo të rralla janë rastet kur këngëtarja ndan me fansat edhe imazhe ‘të nxehta’.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi mjaft provokuese në InstaStory.

Në imazhin e fundit, ajo vjen mjaft e ekspozuar teksa merr një pozë ngacmuese nga një dhomë hoteli.

Enca nuk ka shkruar asgjë në këtë fotografi, duke lënë kështu ndjekësit e saj të shijojnë vetëm pozën e saj. /Telegrafi/