Telegrafi

Enca: Po të isha mashkull dhe të kisha femra seksi në klip do të ishte normale, por meqë jam femër është “porno”

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, publikoi së fundmi këngën e saj më të re “Jealous”.

Klipi i këngës është mjaft veror me disa skena të xhiruara në bregdetin shqiptar, ku shfaqen disa vajza atraktive teksa vallëzojnë në klip.

Një ditë pas publikimit të këngës, Enca thotë se po të ishte mashkull me të tilla skena do të ishte krejt normale, por po paragjykohet ngase është femër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Megjithatë, ajo thotë se arsyeja pse zgjodhi një performancë të tillë me vajza, është për fuqizimin e femrave në përgjithësi.

“Po të isha mashkull dhe të kisha modele seksi në klip nuk do ishte diçka e madhe, do ishte normale? Por meqë jam femër është “porno”. E adhuroj qenien e “femrës” dhe me këtë këngë dua që të gjithë femrat (dhe jo vetëm) të përqafojnë sensualitetin e tyre”, ka shkruar Enca në Instagram.

Ndërkohë, kënga e saj e re duket të jetë pritur mirë nga fansat, kjo edhe falë komenteve dhe shikimeve të shumta në kanalin YouTube. /Telegrafi/