Telegrafi

Enca paralajmëron rikthimin me këngë të re pas një pauze të gjatë

Foto: Screenshot/Instagram

Enca Haxhia duket se ka bërë gati rikthimin e fuqishëm në tregun muzikor shqiptar.

Artistja e njohur së fundmi përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se po kthehet me këngë të re.

Këngëtarja nuk ka dhënë më shumë detaje rreth asaj që do të sjellë, por që një gjë është e sigurt: do të jetë shumë shpejt.

Foto: Screenshot/Instagram

“Enca vjen së shpejti me muzikë?”, ka shkruar ajo në një postim të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të fundit projekt që e lansoi mban titullin “Kalle” me Navid Zardi, që u lansua saktësisht më 8 qershor.

Kjo këngë deri më tani ka kaluar shifrën e gjashtë milionë klikimeve në platformën YouTube.

Dhe për të gjithë ata që janë kuriozë pritet të shihet se çfarë ka përgatitur 27-vjeçarja pas kësaj pauze të gjatë. /Telegrafi/