Këngëtarja provokative, Enca Haxhia, nuk e ka kryer ende punën me videoklipin e saj të ri “Dua”.
Ajo në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar publikimin e prapaskenave të klipit.
Dhe jo vetëm, bukuroshja provokative ka paralajmëruar publikimin e skenave që ajo i quan “të sikletshme” me modelin e famshëm portugez Pierluigi Fracassi.
Ajo e quan madje atë edhe një person të mrekullueshëm.
“Skena më e sikletshme ndonjëherë. Kush dëshiron t’i shohë prapaskenat”, ka shkruar Enca në postimin e saj në Instagram.
Shumica e adhuruesve të Encës kanë mirëpritur publikimin e këtyre skenave “të papërshtatshme”.
Enca pati vëmendje të madhe me projektin e saj “Dua” që flet për një tradhti. /Telegrafi/