Enca Haxhia pritet që të publikojë së shpejti projektin e ri.
Vet këngëtarja e ka parlajmëruar prurjen e re të saj në rrjetin social Instagram.
“Mars 2018. #Dua”, ka shkruar Enca në postimin e saj në Insta.
Bukuroshja në foto shfaqet në të zezë dhe duket mjaft bukur, e kjo jep një prapavijë se kënga mund të jetë një baladë.
Duket po ashtu se titulli i këngës do të jetë “Dua” dhe do të vijë në muajin mars.
Bukuroshja ka kohë që s’ka sjellë projekt të ri teksa mbetet shumë e angazhuar me koncerte.
Enca vazhdon të mos ketë një lidhje dashurie. /Telegrafi/