“Balad” është një prej realizimeve më të fundit të Enca Haxhisë, të cilën e kishte lansuar me videoklip në fillim të muajit shkurt.
Këngëtarja i ka paralajmëruar fansat e saj se këngët e radhës do të jenë më ritmike dhe më argëtuese.
“Qani për herë të fundit sot, së këngët e reja po vinë dhe nuk janë fare për të qarë”, ka shkruar Enca në Instagram.
Këto postim, ajo e ka shoqëruar me një fragment nga videoklipi i këngës “Balad”.
Pritet të shihet se cilat do të jenë materialet e reja muzikore të këngëtares në muajt në vijim. /Telegrafi/