Këngëtarja Enca Haxhia vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me fansat iamzhe të ndryshme nga përditshmëria e saj, gjersa jo të paktat janë rastet kur publikon edhe ndonjë fotografi provokuese.
Në të shumtën e rasteve, këngëtarja preferon që të vë në plan të parë gjoksin e saj atraktiv.
Një gjë të tillë, ajo e bën edhe në imazhin e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram.
Enca shfaqet mjaft atraktive e veshur në të zezë, duke i lënë shumë vend imagjinatës kështu te pjesa e gjoksit, të cilin ajo nuk ka hezituar ta ekspozojë.
Ajo ishte mjaft aktive gjatë verës me koncerte dhe projekte të reja në muzikë, gjersa pritet që së shpejti të ketë edhe këngë tjera të reja nga ajo. /Telegrafi/