Telegrafi

Enca nuk ndalet, sërish provokuese me gjoksin (Foto)

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia njihet tashmë për provokimet e saj në rrjetet sociale.

Ajo publikon vazhdimisht imazhe ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj, të cilat rrëmbejnë edhe vëmendjen e mediave dhe të opinionit.

Shpesh, Enca ka rënë në sy për ekspozimin e tepërt të gjoksit, dhe një gjë të tillë ajo vazhdon ta bëjë pa asnjë kompleks.

Në fotografinë e fundit të publikuar në Instagram, këngëtarja shfaqet e ulur në një shezlon, teksa vë në pah gjoksin.

Një fustan i shkurtër dhe me lule ka qenë përzgjedhja e saj, ndërsa pjesa lartë gjithmonë rrëmben vëmendjen.

Fotografia në fjalë, i ka dhuruar me mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/