Telegrafi

Enca: Nuk jam shtatzënë, kam shumë këngë të reja

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, di gjithmonë se si të shkaktojë rrëmujë në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një emoji të një gruaje shtatzënë, duke konfuzuar fansat se çfarë do të thoshte ky postim i saj.

Me këtë postim, Enca konfuzoi fansat e saj, duke lënë ata në dyshime se mos është shtatzënë (Foto: Enca Haxhia/InstaStory)

Duke qenë se ajo nuk është as në ndonjë lidhje të hapur, i çuditshëm ishte fakti se mund të bëhej fjalë për shtatzëni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Mirëpo një gjë e tillë, duket të ketë qenë vetëm shaka nga ana e këngëtares, pasi e njëjta ka publikuar prapë më vonë një status, duke sqaruar gjithçka.

“Unë nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja”, ka shkruar ajo në postimin pasardhës.

Enca sqaron faktin se postimi i saj nuk kishte të bënte me shtatzëni (Foto: Enca Haxhia/InstaStory)

Kështu ajo ka treguar se në njëlloj forme i quan “bebe” këngët e saj, dhe po bëhet gati që shumë të tilla të vijnë së shpejti për fansat.

Ndërkohë, projekti i fundit muzikor që këngëtarja Haxhia solli në treg ishte kënga “Kujt pi han”, në bashkëpunim me Don Phenom, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/