Telegrafi

Enca nuk dëshiron që të përfundojë sërish e lënduar, thotë se do ia japë zemrën një personi të veçantë (Foto)

Festat e fundvitit po afrojnë dhe këngëtarët shqiptarë janë mobilizuar që në ditët e fundit të dhjetorit t’i futen punës për projektet e reja.

Shumë prej tyre janë shumë entuziastë për festat e fundvit, periudhë të cilën mezi e presin.

Njëra ndër ta është edhe këngëtarja Enca Haxhia, e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InstaStory, ku ka treguar se çfarë do të bëjë për Krishtlindje.

Ajo ka treguar se vitin e kaluar ia dha zemrën dikujt, por që më pas ka përfunduar e lënduar, dhe nuk dëshiron që njëlloj t’i ndodhë edhe këtë vit.

“Këtë vit, për të ruajtur vetën nga lotët, do t’ia ja zemrën një njeriu special” (sic.), ka shkruar ajo.

Ndryshe, pritet që në janar, këngëtarja të sjellë për fansat projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/