Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka treguar gjithmonë se i pëlqen udhëtimet në vende të largëta dhe luksoze.
Ajo është një vizitore mjaft e shpeshtë e Dubait, qytet ky me të cilin ka krijuar një lidhje shumë të veçantë.
Këngëtarja e hitit “A po t’pelqen” madje ka bërë të ditur së fundmi se ka fituar zyrtarisht edhe shtetësinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në një video të publikuar në InstaStory, ajo thotë se nga tani e tutje është rezidente e Dubait.
“Besoj që nuk është e nevojshme ta them që e dua Dubain, më është bërë si shtëpi e dytë, madje dua të ndaj lajmin e mirë që tashmë jam rezidente e Dubait, kështu që së shpejti do të zbuloj se çfarë më lidh akoma më shumë me këtë vend”, thotë Enca përgjatë videos.
Këngëtarja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ka bërë bujë me paraqitjet e saj provokuese gjatë pushimeve në Emiratete e Bashkuara Arabe. /Telegrafi/