Këngëtarja nga Shqipëria, Enca Haxhia, këtë vit ka qenë më pasive në skenë e po ashtu edhe me projekte muzikore.
Artistja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz vetëm në Instagram, ka treguar se po rikthehet me këngën e radhës.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në InstaStory, nga i cili u thotë fansave se i kanë munguar.
“Të dashurit e mi, kënga ime e re po vjen. Më keni munguar gjithashtu”, është shprehur 25-vjeçarja.
E njëjta ndërkaq nuk ka dhënë detaje shtesë nëse po vjen me një projekt solo apo me ndonjë bashkëpunim.
E fundit prurje e Encës mbetet “Suavele” që e solli në fund të muajit korrik dhe që deri më tani ka grumbulluar afro dy milionë klikime.
Ajo këtë verë bëri një tërheqje edhe nga mbrëmjet e koncertet muzikore. /Telegrafi/