Enca Haxhia së shpejti do të sjell projektin e saj më të ri.
“Call me goodness” është titulli i këngës më të re të këngëtares, e cila do të vijë e realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.
Në këtë video, xhirimet e së cilës tashmë kanë filluar, këngëtarja do të vijë e veshur nga JOHO Dresses dhe për stylingun e saj po kujdeset Rexhep Zylfiu nga brendi “Mr Rex”.
Ndryshe projekti i fundit i Encës i titulluar “Soul killa”, ishte njëra ndër këngët më të pëlqyera këtë verë duke arritur afro 8 milion klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/