Site icon Telegrafi

Enca në kërkim të një personi për të shijuar udhëtimet me të – thotë se duhet të jetë beqar, argëtues dhe person i mirë

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe statuset me përmbajtje ngacmuese.

Së fundmi, këngëtarja nga Tirana ka shkruar në InstaStory se është në kërkim të një personi të ri për shoqëri, duke vendosur gjithashtu disa kushte se si duhet të jetë ai/ajo.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

“Po shikoj për një shok të ri për të udhëtuar në botë së bashku. Të dhënat: Të jetë beqar, argëtues, një person i mirë”, ka shkruar Haxhia në gjuhën angleze në InstaStory.

Enca përndryshe është duke vazhduar të shijojë suksesin e këngës “Rakia” që e publikoi gjatë kësaj vere.

Foto: Enca Haxhia/Instagram

Ky projekt ka tejkaluar shifrën e dy milionë klikimeve në YouTube dhe është komentuar shumë në media dhe rrjetet sociale për shkak të skenave provokuese.

Këngëtarja shqiptare realizoi disa skena të nxehta me modelin kosovar Beart Rexhepi, në klipin e kësaj kënge. /Telegrafi/

Exit mobile version