Ishte viti 2015 kur këngëtares Enca Haxhia dhe reperit Noizy u ishin refuzuar vizat për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Megjithëse kishin mbetur në pikëpyetje se pse u kishte ndodhur një refuzim i tillë, dyshja në fjalë patën anuluar të gjitha datat e koncerteve.
Por, mesa duket turin e saj në Amerikë Enca do ta realizojë suksesshëm këtë vit, kjo pasi ajo është pajisur me vizë amerikane.
Këtë gjë, ajo e ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq vizën e marrë për në ShBA.
Në mbishkrimin e fotografisë, ajo i ka pyetur fansat se në cilin vend dëshirojnë ata që të performojë.
E njëjta ka paralajmëruar se së shpejti do të publikoj së shpejti projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/