Enca karakterizohet si një femër me forma të kolme dhe flokë të gjata, dhe prej vitesh nuk ka eksperimentuar me ndonjë ndryshim në pamjen e saj.
Por, si duket këngëtarja nga Shqipëria është e gatshme për një të tillë, për të cilin është ende në dilemë.
Në një postim që ka bërë sot (e premte), Enca ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj se kujt duhet të ia besoi këtë ndryshim.
“Dua të bëjë diçka të mirë me flokët, por nuk jam e sigurt se çka, cili floktar duhet të mi marr përsipër?”, ka shkruar Enca.
Ndërkohë, Haxhia këtë sezon verore ka pauzuar me koncerte edhe pse projektet e reja nuk kanë munguar nga ana e saj.
“Rakia”, mban titullin kënga e fundit e këngëtares, që ka mbi tre milionë klikime në YouTube dhe u pëlqye nga fansat e saj.
Ndërkohë, këtë periudhë Enca e shfrytëzuar për pushime, nga ku edhe ka ndarë imazhe të ndryshme provokuese në llogarinë e saj në Instagram. /Telegrafi/