Site icon Telegrafi

Enca ndryshon tërësisht, nga bionde në një brune tërheqëse

Enca (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, di shpesh të befasojë publikun dhe fansat e saj të shumtë.

Ndonëse njihet për guximin e saj, bukuroshja së fundmi ka bërë një ndryshim të madh në dukje, duke ndërruar stilin e flokëve.

Ajo ka vendosur të largohet nga stili prej biondeje, teka ka lyer flokët me një ngjyrë më të errët, më ndryshe ngaqë ishim mësuar.

Këtë e bëri ditur përmes postimeve që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Enca Haxhia

Ajo vjen e mahnitshme, përkundër se e kishte shumë të vështirë të bënte këtë ndryshim në pamje.

“Epokë e re, Enca e re”, është përshkrimi që ia ka vënë njërës fotografi të publikuar në InstaStory.

Enca (Foto: Instagram)

Artistja Haxhia këto ditë ka qenë mjaft e angazhuar në promovimin e filmit të ri “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, në të cilin ka një nga rolet kryesore. /Telegrafi/

Enca (Foto: Instagram)
Exit mobile version