Telegrafi

Enca ndan sekuenca nga kënga e re “Ndoshta”

Enca Haxhia Foto: Instagram/enca

Enca është ndër këngëtaret më të pëlqyera në estradën shqiptare për interpretimet e këngëve të saj.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke mbajtur të azhurnuar 2.3 milionë ndjekësit e saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja brune ka ndarë disa imazhe e video atraktive, ndërsa shfaqej plot stil.

Në njërën prej tyre ajo zgjodhi të zbulojë sekuenca nga kënga e saj e papublikuar, që titullohet “Ndoshta”.

“Demo e ‘Ndoshta’, këngë e papublikuar. Kush do ta dëgjojë versionin e plotë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

(Foto: Instagram)

Theksojmë se hiti i fundit nga artistja është “Break Down”, që erdhi në bashkëpunim me Don Xhonin. /Telegrafi/