Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, vazhdon të tregohet mjaft aktive për fansat e saj në rrjetet sociale.
Këto ditë ajo ndodhet në pushime, ndërsa gjatë gjithë kohës nuk i ka kursyer imazhet provokuese për fansat.
Së fundmi, Enca publikoi në InstaStory disa fotografi të reja, ku shfaqet mjaft atraktive në bikini të zeza, ndërsa pozon pranë bregdetit.
Në njërën prej imazheve, këngëtarja nuk ka hezituar që të vërë në pah të pasmet e saj të bujshme duke i kthyer ato nga kamera.
Enca këtë verë solli një projekt muzikor për fansat e saj, i cili u prit mjaft mirë.
Vet ajo tregoi përmes Instagramit se kishte marrë një pushim njëmujor nga aktivitetet në rrjetet sociale të titulluar “Rakia”, në kërkim të qetësisë.
Sido që të jetë, ajo vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur, duke u shquar si një nga femrat shqiptare më të ndjekura në Instagram. /Telegrafi/