Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, prej disa ditësh ndodhet në Dubai.
Në të njëjtin vend po shijon një periudhë të mrekullueshme, derisa nuk i mungon as luksi në destinacionet e frekuentuara.
Ajo kësaj radhe ka publikuar një video duke bërë ‘tëerk’ nga një jaht luksoz, gjersa më pas solli edhe një imazh të plotë për të zbuluar më shumë se si po dukej.
Në një palë bikini të kuqe e një shami shumëngjyrëshe, 26-vjeçarja dukej në top formë.
“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë. I dashur eja në Dubai”, kanë qenë fjalët krahas postimit.
Reagimet në pjesën e komenteve kanë qenë të shumta, ndërkohë që mblodhi mbi 25 mijë pëlqime për vetëm pak orë.
Ajo ka zgjedhur Emiratet e Bashkuara Arabe për të kremtuar ditëlindjen e 26-të, që e kishte rreth një javë më parë, gjegjësisht më 19 tetor. /Telegrafi/