Enca Haxhiu ka befasuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale me një fotografi të publikuar së fundmi.
Këngëtarja, e cila njihet për kilet e saj të tepërta është shfaqur para pasqyres me një bel të holluar, por ajo që binte më së shumti në sy ishte gjoksi i saj bombastik, transmeton Telegrafi.
Vëmendja e madhe që mori kjo fotografi bëri që shumë shpejt të zbulohet edhe mashtrimi i Encës, rregullimi i vijave me photoshop.
Ndryshe “Call me goddess” titullohet projekti më i ri i artistes nga Shqipëria, i cili u publikua në fillim të muajit tetor dhe deri më tani ka arritur afro pesë milion klikime në kanalin “Youtube”. /Telegrafi/