Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, rrallë herë e ka ekspozuar jetën e saj private në publik.
Ka tash e sa kohë që përflitet se ajo është në lidhje, por vet këngëtarja nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë imazh të personit me të cilin besohet se është e lidhur.
Megjithatë, së fundmi ka ndodhur e kundërta – partneri i saj ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, duke konfirmuar lidhjen e tyre.
Këngëtarja ehitit “A po t’pëlqen” mesa duket është në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett.
Ai është gjithashtu një bloger i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh publikon video nga puna e tij si masazher.
Në videon e publikuar në Instagram, dyshja e supozuar të jenë tashmë çift mund të shihen në momente të afërta me njëri-tjetrin gjatë një lundrimi në ujë.
Ata shkëmbejnë edhe një puthje pasiononte në video, duke konfirmuar kështu se romanca e tyre është më se e vërtetë. /Telegrafi/